Mirësevini në faqen tonë!

PIKTURA MURALE Për Ambjentet Tuaja Private
Piktura Cilësore Jetëgjata të Cilat Justifikojnë Dëshirat & Paratë Tuaja.
Pikturat murale janë po aq të lashta sa vetë njeriu. Ato janë krijuar që në prehistori, nëpër shpellat ku kanë jetuar njerëzit e parë. Ato pasqyrojnë historinë, tregojnë histori të rëndësishme, na mësojnë gjëra të rëndësishme për jetesën dhe evoluimin e njerëzve të parë. Sot pikturat murale janë pjesë përbërëse te shumë shtëpive apo ambjenteve të bizneseve të ndryshme kudo në botë. Jo vetëm muret, por edhe tavanet janë shpesh pjesë përbërëse e këtij arti i cili ka marë hov të jashtëzakonshëm vitet e fundit. Në Shqipëri, ky lloj arti po praktikohet nga të gjithë, ku më shumë bie në sy në ambjente shtëpiake si dhe ambjente kreative për fëmijë. Bizneset e tjera po fillojnë ta praktikojnë gjithashtu në ambjentet e tyre të brendëshme ose të jashtme.
Shtëpia juaj është Kështjella juaj!

Hmm… ndoshta s'është Kështjellë!
Në fakt, në shumë raste shtëpia juaj mund t'ju duket si një garazhd gjigand! Por të jeni të sigurt se ka mundësi të mëdha që ai të ndryshojë. Me një imagjinatë të shëndetshme dhe me ndihmën time, ju mund të transformoni çdo dhomë tuajën në një "Muze arti" të vërtetë! Të jeni të bindur se më pas, shtëpia juaj do t'ju duket me të vërtetë si një Kështjellë. Muralet u japin jetë ideve tuaja për një paraqitje sa më të bukur të dhomave dhe i shndërrojnë ato në "telajo" të vërteta arti.
Çfarë është një MURALE?

...një pikturë në mur!
Kjo fjalë e ka prejardhjen nga fillimet e shekullit të 15-të dhe rrjedh nga fjala Latine muralis = "për murin"; e cila vjen nga murus, që do të thotë mur.

Muralet e ndryshojnë në çdo aspekt çdo dhomë apo sipërfaqe të dëshiruar nga ju dhe janë perfekte nëqoftëse ju po përpiqeni ta planifikoni këtë për shtëpinë apo ambjentet tuaja.